< السورة السابقة | فهرس السور | السورة التالية >



حدد حجم خط الآيات
()


بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ عَمَّ يَتَسَآءَلُونَ ۝١

Për çka e pyesin ata njëri-tjetrin?

عَنِ ٱلنَّبَإِ ٱلْعَظِيمِ ۝٢

Për lajmin madhështor,

ٱلَّذِى هُمْ فِيهِ مُخْتَلِفُونَ ۝۳

Për të cilin janë në kundërshtim.

كَلَّا سَيَعْلَمُونَ ۝٤

Ani, do ta marrin vesh!

ثُمَّ كَلَّا سَيَعْلَمُونَ ۝٥

Dhe prapë ani, ata do ta dinë me siguri!

أَلَمْ نَجْعَلِ ٱلْأَرْضَ مِهَٰدًۭا ۝٦

A nuk e kemi bërë tokën shtrojë,

وَٱلْجِبَالَ أَوْتَادًۭا ۝۷

Kurse malet shtylla?

وَخَلَقْنَٰكُمْ أَزْوَٰجًۭا ۝۸

Ndërsa juve ju kemi krijuar çift,

وَجَعَلْنَا نَوْمَكُمْ سُبَاتًۭا ۝۹

dhe gjumin ua kemi bërë për pushim,

وَجَعَلْنَا ٱلَّيْلَ لِبَاسًۭا ۝١۰

E natën ua kemi bërë për mbulim,

وَجَعَلْنَا ٱلنَّهَارَ مَعَاشًۭا ۝١١

Kurse ditën për gjallërim (fitim),

وَبَنَيْنَا فَوْقَكُمْ سَبْعًۭا شِدَادًۭا ۝١٢

dhe mbi ju kemi krijuar një shtatësh të fortë.

وَجَعَلْنَا سِرَاجًۭا وَهَّاجًۭا ۝١۳

Dhe e kemi bërë një kandil flakrues!

وَأَنزَلْنَا مِنَ ٱلْمُعْصِرَٰتِ مَآءًۭ ثَجَّاجًۭا ۝١٤

Dhe nga retë lëshojmë ujë të mjaftueshëm,

لِّنُخْرِجَ بِهِۦ حَبًّۭا وَنَبَاتًۭا ۝١٥

Për të rritur me të drithëra e bimë,

وَجَنَّٰتٍ أَلْفَافًا ۝١٦

Edhe kopshte të dendura.

إِنَّ يَوْمَ ٱلْفَصْلِ كَانَ مِيقَٰتًۭا ۝١۷

Dita e shkoqitjes, njëmend, është caktuar;

يَوْمَ يُنفَخُ فِى ٱلصُّورِ فَتَأْتُونَ أَفْوَاجًۭا ۝١۸

Dita kur do të fryhet në sur, dhe ju do të vini grupe-grupe,

وَفُتِحَتِ ٱلسَّمَآءُ فَكَانَتْ أَبْوَٰبًۭا ۝١۹

Edhe qielli do të hapet dhe do të ketë dyer.

وَسُيِّرَتِ ٱلْجِبَالُ فَكَانَتْ سَرَابًا ۝٢۰

Edhe malet do të rrotullohen si në vegim

إِنَّ جَهَنَّمَ كَانَتْ مِرْصَادًۭا ۝٢١

E xhehennemi, me siguri, do tëjetë vendstrehim.

لِّلطَّٰغِينَ مَـَٔابًۭا ۝٢٢

Vendstrehim për kriminelët,

لَّٰبِثِينَ فِيهَآ أَحْقَابًۭا ۝٢۳

Ku do të mbesin përgjithmonë,

لَّا يَذُوقُونَ فِيهَا بَرْدًۭا وَلَا شَرَابًا ۝٢٤

Aty nuk do të shijojnë as freskim as pije.

إِلَّا حَمِيمًۭا وَغَسَّاقًۭا ۝٢٥

Përveç qelb e ujë të vluar,

جَزَآءًۭ وِفَاقًا ۝٢٦

Si shpërblim të merituar.

إِنَّهُمْ كَانُوا۟ لَا يَرْجُونَ حِسَابًۭا ۝٢۷

Ata, me të vërtetë, nuk pritnin të japin llogari.

وَكَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا كِذَّابًۭا ۝٢۸

Dhe argumentet tona i përgënjeshtruan kategorikisht,

وَكُلَّ شَىْءٍ أَحْصَيْنَٰهُ كِتَٰبًۭا ۝٢۹

Por ne çdo send e kemi regjistruar me shkrim.

فَذُوقُوا۟ فَلَن نَّزِيدَكُمْ إِلَّا عَذَابًا ۝۳۰

Prandaj shijone! Ne nuk do t’u shtojmë tjetër përveç dënimit,

إِنَّ لِلْمُتَّقِينَ مَفَازًا ۝۳١

Ndërsa për të devotshmit ka shpëtim:

حَدَآئِقَ وَأَعْنَٰبًۭا ۝۳٢

Kopshte e vreshta,

وَكَوَاعِبَ أَتْرَابًۭا ۝۳۳

Dhe vasha moshënjëjta,

وَكَأْسًۭا دِهَاقًۭا ۝۳٤

Edhe gotën plot.

لَّا يَسْمَعُونَ فِيهَا لَغْوًۭا وَلَا كِذَّٰبًۭا ۝۳٥

Atje nuk do të dëgjojën fjalë të kota e gënjeshtra

جَزَآءًۭ مِّن رَّبِّكَ عَطَآءً حِسَابًۭا ۝۳٦

Si shpërblim e dhurata të shumta nga Zoti yt,

رَّبِّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا ٱلرَّحْمَٰنِ ۖ لَا يَمْلِكُونَ مِنْهُ خِطَابًۭا ۝۳۷

Zoti i qiejve dhe i tokës, dhe i asaj që gjendet ndërjet tyre, i Mëshirshmi të cilit nuk mund t’i bëhet vërejtje,

يَوْمَ يَقُومُ ٱلرُّوحُ وَٱلْمَلَٰٓئِكَةُ صَفًّۭا ۖ لَّا يَتَكَلَّمُونَ إِلَّا مَنْ أَذِنَ لَهُ ٱلرَّحْمَٰنُ وَقَالَ صَوَابًۭا ۝۳۸

Atë ditë, kur Ruhi (Xhebraili) dhe engjujt do të radhiten në rrjeshta, nuk do të flasë askush përveç atij të cilit ia lejon i Gjithmëshirshmi dhe do të thotë të vërtetën.

ذَٰلِكَ ٱلْيَوْمُ ٱلْحَقُّ ۖ فَمَن شَآءَ ٱتَّخَذَ إِلَىٰ رَبِّهِۦ مَـَٔابًا ۝۳۹

Ajo është ditë e pamohueshme dhe kush dëshiron do të shkojë në strehim te Zoti i vet.

إِنَّآ أَنذَرْنَٰكُمْ عَذَابًۭا قَرِيبًۭا يَوْمَ يَنظُرُ ٱلْمَرْءُ مَا قَدَّمَتْ يَدَاهُ وَيَقُولُ ٱلْكَافِرُ يَٰلَيْتَنِى كُنتُ تُرَٰبًۢا ۝٤۰

Ne ua tërheqim vërejtjen për dënimin e afërt, atë ditë kur njeriu do të shohë çka ia kanë bërë duart e veta, dhe mosbesimtari do të thotë: “Ku është ai fat të kisha qenë dhé!”