< السورة السابقة | فهرس السور | السورة التالية >



حدد حجم خط الآيات
()


بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ ٱلرَّحْمَٰنُ ۝١

I Gjithmëshirshmi

عَلَّمَ ٱلْقُرْءَانَ ۝٢

Të mëson Kur’anin

خَلَقَ ٱلْإِنسَٰنَ ۝۳

E krijon insanin,

عَلَّمَهُ ٱلْبَيَانَ ۝٤

E mëson të flasë.

ٱلشَّمْسُ وَٱلْقَمَرُ بِحُسْبَانٍۢ ۝٥

Dielli dhe hëna lëvizin sipas një llogarie,

وَٱلنَّجْمُ وَٱلشَّجَرُ يَسْجُدَانِ ۝٦

Edhe bari e lisat përulen,

وَٱلسَّمَآءَ رَفَعَهَا وَوَضَعَ ٱلْمِيزَانَ ۝۷

Kurse qiellin atë e ka ngritur dhe në të ka vendosur peshojën,

أَلَّا تَطْغَوْا۟ فِى ٱلْمِيزَانِ ۝۸

Që të mos e kaloni kufirin në peshim.

وَأَقِيمُوا۟ ٱلْوَزْنَ بِٱلْقِسْطِ وَلَا تُخْسِرُوا۟ ٱلْمِيزَانَ ۝۹

Andaj matni drejt dhe mos e lini mangut në peshojë!

وَٱلْأَرْضَ وَضَعَهَا لِلْأَنَامِ ۝١۰

Kurse tokën e ka shtuar për krijesat,

فِيهَا فَٰكِهَةٌۭ وَٱلنَّخْلُ ذَاتُ ٱلْأَكْمَامِ ۝١١

E në të ka pemë, hurma në frute dhe lule,

وَٱلْحَبُّ ذُو ٱلْعَصْفِ وَٱلرَّيْحَانُ ۝١٢

Edhe drith me kallinj me lule erëmira,

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ۝١۳

Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni?!

خَلَقَ ٱلْإِنسَٰنَ مِن صَلْصَٰلٍۢ كَٱلْفَخَّارِ ۝١٤

Ai e ka krijuar njeriun nga balta e tharë sikur vorbën,

وَخَلَقَ ٱلْجَآنَّ مِن مَّارِجٍۢ مِّن نَّارٍۢ ۝١٥

Kurse exhinët nga flaka e zjarrit.

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ۝١٦

Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni?!

رَبُّ ٱلْمَشْرِقَيْنِ وَرَبُّ ٱلْمَغْرِبَيْنِ ۝١۷

Zot i dy lindjeve dhe Zot i dy perëndimeve.

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ۝١۸

Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni?!

مَرَجَ ٱلْبَحْرَيْنِ يَلْتَقِيَانِ ۝١۹

Dy dete i ka lënë të përpiqen,

بَيْنَهُمَا بَرْزَخٌۭ لَّا يَبْغِيَانِ ۝٢۰

Ndërmjet atyre dyve ka një rrymë që nuk e kapërcejnë,

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ۝٢١

Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni?!

يَخْرُجُ مِنْهُمَا ٱللُّؤْلُؤُ وَٱلْمَرْجَانُ ۝٢٢

Prej atyre dyve nxirret xhevahir e diamant,

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ۝٢۳

Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni?!

وَلَهُ ٱلْجَوَارِ ٱلْمُنشَـَٔاتُ فِى ٱلْبَحْرِ كَٱلْأَعْلَٰمِ ۝٢٤

Të atij janë edhe anijet që sikur kodra ngrihen lart në det,

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ۝٢٥

Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni?!

كُلُّ مَنْ عَلَيْهَا فَانٍۢ ۝٢٦

Çdo send që është në të është e kalueshme,

وَيَبْقَىٰ وَجْهُ رَبِّكَ ذُو ٱلْجَلَٰلِ وَٱلْإِكْرَامِ ۝٢۷

dhe mbetet vetëm Zoti yt, i madhërishmi dhe i Nderuari,

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ۝٢۸

Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni?!

يَسْـَٔلُهُۥ مَن فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۚ كُلَّ يَوْمٍ هُوَ فِى شَأْنٍۢ ۝٢۹

Atij i luten ata që janë në qiej dhe në tokë, në çdo kohë Ai është i angazhuar me diçka

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ۝۳۰

Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni?!

سَنَفْرُغُ لَكُمْ أَيُّهَ ٱلثَّقَلَانِ ۝۳١

Do të kemi punë me ju për llogari, o të rëndë.

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ۝۳٢

Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni?!

يَٰمَعْشَرَ ٱلْجِنِّ وَٱلْإِنسِ إِنِ ٱسْتَطَعْتُمْ أَن تَنفُذُوا۟ مِنْ أَقْطَارِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ فَٱنفُذُوا۟ ۚ لَا تَنفُذُونَ إِلَّا بِسُلْطَٰنٍۢ ۝۳۳

O grupe të exhinëve dhe njerëzve, nëse mundeni të depërtoni nëpër kufijt e qiejve dhe të tokës, depërtoni, por nuk mundeni, vetëm se me forcë të madhe,

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ۝۳٤

Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni?!

يُرْسَلُ عَلَيْكُمَا شُوَاظٌۭ مِّن نَّارٍۢ وَنُحَاسٌۭ فَلَا تَنتَصِرَانِ ۝۳٥

mbi ju do të derdhet flakë e zjarrit dhe bakër i shkrirë, dhe nuk do të mund të mbroheni,

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ۝۳٦

Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni?!

فَإِذَا ٱنشَقَّتِ ٱلسَّمَآءُ فَكَانَتْ وَرْدَةًۭ كَٱلدِّهَانِ ۝۳۷

Po kur të çahet qielli e kur të bëhet si ngjyrë vjollce,

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ۝۳۸

Cilën dhunti të Zotit e mohoni?!

فَيَوْمَئِذٍۢ لَّا يُسْـَٔلُ عَن ذَنۢبِهِۦٓ إِنسٌۭ وَلَا جَآنٌّۭ ۝۳۹

Atë ditë nuk merren në pyetje për mëkatet e veta njerëz as xhind.

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ۝٤۰

Cilën dhunti të Zotit tuaj e mohoni?!

يُعْرَفُ ٱلْمُجْرِمُونَ بِسِيمَٰهُمْ فَيُؤْخَذُ بِٱلنَّوَٰصِى وَٱلْأَقْدَامِ ۝٤١

Mëkatarët do të njihen sipas karakteristikave të tyre andaj do të rrëmbehen për flokësh e për këmbësh,

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ۝٤٢

Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni?!

هَٰذِهِۦ جَهَنَّمُ ٱلَّتِى يُكَذِّبُ بِهَا ٱلْمُجْرِمُونَ ۝٤۳

Ja, ky është xhehennemi të cilin mëkatarët e mohuan!

يَطُوفُونَ بَيْنَهَا وَبَيْنَ حَمِيمٍ ءَانٍۢ ۝٤٤

Dhe do të sillen vërdallë ndërmjet zjarrit e ujit valë,

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ۝٤٥

Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni?!

وَلِمَنْ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِۦ جَنَّتَانِ ۝٤٦

Kurse ai i cili është frikësuar forcës së Zotit të vet, do të ketë dy kopshte.

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ۝٤۷

Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni?!

ذَوَاتَآ أَفْنَانٍۢ ۝٤۸

Të dy plot me lisa me degë.

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ۝٤۹

Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni?!

فِيهِمَا عَيْنَانِ تَجْرِيَانِ ۝٥۰

Ku do të rrjedhin dy burime,

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ۝٥١

Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni?!

فِيهِمَا مِن كُلِّ فَٰكِهَةٍۢ زَوْجَانِ ۝٥٢

Aty nga secila pemë do të ketë çifte,

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ۝٥۳

Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni?!

مُتَّكِـِٔينَ عَلَىٰ فُرُشٍۭ بَطَآئِنُهَا مِنْ إِسْتَبْرَقٍۢ ۚ وَجَنَى ٱلْجَنَّتَيْنِ دَانٍۢ ۝٥٤

Të mbështetur në një shtrojë me mbulesa kadifeje, kurse frytet në të dy kopshtet mund të kapen me dorë.

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ۝٥٥

E cilën dhunti të Zotit tuaj e mohoni?!

فِيهِنَّ قَٰصِرَٰتُ ٱلطَّرْفِ لَمْ يَطْمِثْهُنَّ إِنسٌۭ قَبْلَهُمْ وَلَا جَآنٌّۭ ۝٥٦

Aty ka kryeulura të cilat përpara atyre nuk i ka prekur as njeri as exhin,

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ۝٥۷

Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni?!

كَأَنَّهُنَّ ٱلْيَاقُوتُ وَٱلْمَرْجَانُ ۝٥۸

Do të jenë si xhevahirë e dijamantë,

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ۝٥۹

E ju cilën dhunti të Zotit tuaj e mohoni?!

هَلْ جَزَآءُ ٱلْإِحْسَٰنِ إِلَّا ٱلْإِحْسَٰنُ ۝٦۰

A ka tjetër shpërblim mirësia, përveç mirësisë,

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ۝٦١

Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni?!

وَمِن دُونِهِمَا جَنَّتَانِ ۝٦٢

E nën ata dy (xhenete) ka edhe dy xhennete,

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ۝٦۳

Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni?!

مُدْهَآمَّتَانِ ۝٦٤

Të dy shumë të gjelbërt,

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ۝٦٥

Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni?!

فِيهِمَا عَيْنَانِ نَضَّاخَتَانِ ۝٦٦

Aty janë dy burime që gulojnë pa ia da.

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ۝٦۷

E cilën dhunti të Zotit tuaj e mohoni?!

فِيهِمَا فَٰكِهَةٌۭ وَنَخْلٌۭ وَرُمَّانٌۭ ۝٦۸

Aty ka pemë, hurma e kaça,

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ۝٦۹

Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni?!

فِيهِنَّ خَيْرَٰتٌ حِسَانٌۭ ۝۷۰

Aty ka të mira fantastike,

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ۝۷١

Cilën dhunti të Zotit tuaj e mohoni?!

حُورٌۭ مَّقْصُورَٰتٌۭ فِى ٱلْخِيَامِ ۝۷٢

Hyri sybukura në shatore mbuluar,

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ۝۷۳

Cilën dhunti të Zotit tuaj e mohoni?!

لَمْ يَطْمِثْهُنَّ إِنسٌۭ قَبْلَهُمْ وَلَا جَآنٌّۭ ۝۷٤

Të cilat nuk i ka prekur para tyre as njeri as exhin,

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ۝۷٥

Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni?!

مُتَّكِـِٔينَ عَلَىٰ رَفْرَفٍ خُضْرٍۢ وَعَبْقَرِىٍّ حِسَانٍۢ ۝۷٦

Mbështetur në shtroje të gjelbërta dhe mbulesa fantastike,

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ۝۷۷

Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni?!

تَبَٰرَكَ ٱسْمُ رَبِّكَ ذِى ٱلْجَلَٰلِ وَٱلْإِكْرَامِ ۝۷۸

Qoftë lartësuar emri i Zotit tënd, të Madhërishmit dhe Fisnikut!